Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli i Ismajl Bekës nuk i mjafton Luzernit

Ismajl Beka realizoi gol për skuadrën e Luzernit, por nuk ka mjaftuar që skuadra zvicerane ta shmangë disfatën. Luzerni u mposht në udhëtim te Hiberniani skocez me rezultatin 3:1.

Qendërmbrojtësi i gjatë 197 centimetra, realizoi me kokë për barazimin e rezultatit në minutën e 56-të. Ishte ndeshja e parë e rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Beka e kompletoi ndeshjen bashkë me Ardon Jasharin.

Kemal Ademi luajti deri në minutën e 80-të, kurse Denis Simani ishte në bankën rezervë. Dueli kthyes zhvillohet pas një jave në Zvicër.