Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Luzerni nuk e di nëse do të ketë zëvendësues të denjë për Ismajl Bekën

“Ismajl Beka ka lënë zbrazëtire të madhe në mbrojtjen e Luzernit. Tani është koha që dy të rinj të mundohen ta mbulojnë atë”, ka shkruar të enjten gazeta e madhe zvicerane “Blick”.

Luzerni ka pësuar dy disfata rresht në ligë, dhe tani do të jetë edhe më keq në fazën defensive, pas lëndimit të rëndë që pësoi qendërmbrojtësi i Kosovës, Ismajl Beka.

Beka pësoi lëndim në duelin mes Luzernit dhe Lausanne Sportit dhe u largua me barelë.

23-vjeçari e ka shqyer ligamentin, ndërsa është operuar të mërkurën në Inssbruck.

Rikthimi i tij këtë edicion nuk pritet të ndodh.

“Blick” e ka vlerësuar Bekën si “shefin e mbrojtjes”, pasi në disa statistika është më i miri në Superligën e Zvicrës.

Edhe Debutoi te Kosova tri vjet më parë, tani kalon në kategorinë e dytë zvicerane Futboll Debutoi te Kosova tri vjet më parë, tani kalon në kategorinë e dytë zvicerane

“Kemi përdorur pushimin e përfaqësueseve për të gjetur kombinimin më të mirë në qendër të mbrojtjes”, ka thënë trajneri Mario Frick.

Beka në këtë edicion ka zhvilluar 15 ndeshje në të gjitha garat për Luzernin dhe e ka shënuar një gol në kualifikime të Ligës së Konferencës.

Me Përfaqësuesen e Kosovës debutoi kundër Rumanisë muajin e kaluar, në disfatën 2:0. Ishte ndeshje kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm.