Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Beal nënshkruan marrëveshje historike me Washingtonin

Ylli i ligës së basketbollit NBA, Bradley Beal, ka nënshkruar kontratë me Washington Wizardsin.

Por kjo nuk është e vetmja gjë që duhet përmendur.

Ai në pesë vjetët e ardhshëm me këtë ekip mund të përfitojë deri në 251 milionë dollarë, ka shkruar mediumi gjerman “Sport1” të enjten.

Kontrata e tij mund të shkëputet vetëm nëse ai do dhe jo pa dëshirën e tij.

Askush tjetër në ligën NBA aktualisht nuk ka kontratë të tillë.

Detaje të tilla në kontrata më parë kanë pasur vetëm yjet e basketbollit si LeBron James, Kobe Bryant, Dwayne Wade, Tim Duncan, Carmelo Anthony, Kevin Garnet, David Robinson, John Stockton dhe gjermani Dirk Nowitzki.

Edhe Curry mbetet te Warriorsi me kontratë të jashtëzakonshme Basketboll Curry mbetet te Warriorsi me kontratë të jashtëzakonshme

Beal është pjesë e Washingtonit për 10 vjet.

Në sezonin e kaluar zhvilloi 40 ndeshje, pasi pati lëndim në dorë.

Pati mesatare prej 23.2 pikësh të shënuara e 6.6 asistimeve për ndeshje.