Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni synon portierin Vicario

Bayern Munichu po synon transferimin e portierit të Empolit, Guglielmo Vicario, në afatin kalimtar të verës, ka njoftuar “Kicker” të martën.

26-vjeçari është njëri prej portierëve më të vlerësuar këtë sezon në Serie A dhe Bayerni pritet së shpejti ta kontaktojë ekipin italian për shërbimet e tij. Mësohet se skuadra gjermane është gati të ofrojë 20 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Vicarios, i cili ka kontratë me Empolin deri në vitin 2025.

Ai tek Empoli u transferua në vitin 2021, ndërsa sezonin e shkuar ishte i huazuar te Cagliari.

Këtë edicion Vicario ka regjistruar 23 paraqitje në kampionatin italian.

Artikuj të ngjashëm