Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni siguron talentin 17-vjeçar

Bayerni Munichu ka siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar, 17-vjeçarit Emilian Metu. Metu te Bayerni është transferuar nga ekipi austriak SKN St. Polen kurse me bavarezët ka firmosur kontratë katërvjeçare.

Në njoftimin e Bayernit, thuhet se Metu do t’i bashkohet skuadrës së re në verë dhe pritet të aktivizohet te ekipi i dytë i bavarezëve që bën gara në kategorinë e tretë të Gjermanisë. Te Bayerni e vlerësojnë transferimin e mesfushorit Metu, të cilin e vlerësojnë si talent të madh. “Emiliano është një talent i jashtëzakonshëm në pozitën e tij. Ne jemi të gëzuar që ai ka zgjedhur Bayernin të zhvillohet si lojtar para skuadrave tjera”, ka thënë drejtori i akademisë së Bayernit, Jochen Sauer.