Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni angazhon talentin gjerman

Tom Bischof

Gjiganti gjerman, Bayern Munchen, e ka transferuar talentin gjerman, Tom Bischof.

19-vjeçari Bischof do t’i bashkohet Bayernit për edicionin e ardhshëm.

Ai do të transferohet si futbollist i lirë nga Hoffenheimi.

Bischof do të vazhdojë të luaj te Hoffenheimi deri në përfundimin e këtij edicioni dhe më pas do t’i fillojë stërvitjet me Bayernin.

Me bavarezët, Bischof ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2029.

Edhe Arijon Ibrahimoviqi pyetet për të ardhmen te Gjermania Futboll Arijon Ibrahimoviqi pyetet për të ardhmen te Gjermania

Drejtori sportiv i Bayernit, Christoph Freund, iu gëzua transferimit të gjermanit Bischof.

“Tom Bischof është një nga talentet më të mëdhenj gjerman, i cili ka tërhequr interesin ndërkombëtar. Në moshën 19-vjeçare ai tashmë ka fituar shumë eksperiencë në futbollin profesionist. Tom është një përshtatje ideale për filozofinë tonë si një mesfushor i talentuar. Ne jemi të kënaqur që ai ka vendosur të bëj hapat e ardhshëm te Bayerni”, ka thënë Freund.