Bayerni Munich ka shënuar fitore të thellë sot ndaj Augsburgut në javën e 26 të Bundesligës.
Bavarezët fituan me rezultat 6-0, dhe në këtë ndeshje ishte Lewandowski ai që shkëlqeu përsëri, raporton Koha.net.
Sulmuesi polak shënoi tre gola në minutat 17, 55 dhe 79, kurse dy gola i shënoi Muller, dhe një Alcatara.
Bayerni vazhdon të jetë lider me 65 pikë, kurse Augsburgu ka 29 pikë në vendin e 15-të.