Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane shkëlqen në fitoren e Bayernit

Sulmuesi Harry Kane ka shënuar dy gola, ndërsa Bayerni ka fituar 3:1 ndaj Augsburgut. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së dytë të Bundesligës gjermane. Kampioni në fuqi, Bayerni, kaloi në avantazh në minutën e 32-të, kur autugol shënoi Felix Uduokhai.

Në minutën e 40-të Kane konkretizoi penallti për 2:0, ndërsa golin për 3:0 e realizoi në minutën e 69-të.

Dion Beljo shënoi për Augsburgun në minutën e 86-të.

Tek Augsburgu startuan Mërgim Berisha e Elvis Rexhbeçaj, që lanë fushën në minutën e 66-të. Bayerni ka shënuar fitoren e dytë. Augsburgu kishte barazuar në xhiron e parë.

Artikuj të ngjashëm