Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni fiton me vështirësi ndaj Augsburgut

Bayern Munichu nuk ka gabuar në ndeshjen e xhiros së 19-të të Bundesligës gjermane. Bavarezët të shtunën fituan në udhëtim tek Augsburgu me rezultatin 3:1.

Aleksandar Pavloviq shënoi për 1:0, kurse për 2:0 në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, realizoi mbrojtësi kanadez, Alphonso Davies. Vendësit u kthyen në lojë me golin e Ermedin Demiroviqit në minutën e 52-të.

Por, Harry Kane shënoi sërish për bavarezët, gjashtë minuta më vonë, për 3:1. Për sulmuesin anglez ishte goli i 23-të në edicionin e tij të parë në Bundesligë. Vetëm Luca Toni me 24 gola në edicionin 2007/09 ka shënuar më shumë gola se ai në sezonin e parë.

Sven Michel humbi penalltinë për vendësit në minutën e 88-të, kurse rezultatin përfundimtar 3:2, e vendosi Demiroviq, me golin tjetër që e shënoi në minutën e katërt të kohës shtesë.

Elvis Rexhbeçaj ishte titullar tek Augsburgu dhe luajti deri në minutën e 62-të.

Bayern Munichu ka 47 pikë dhe zë vendin e dytë në tabelë. Augsburgu mbetet me 21 pikë.