Bayern Munich ka shënuar fitore bindëse në përballjen e sotme ndaj Augsburgut, takim në të cilin shkëlqeu sulmuesi polak Robert Lewandowski.
Bavarezët shënuan fitore me rezultat prej 3 me 0, raporton Koha.net. Golin e parë në këtë takim e shënoi Arturo Vidal pas asistimit nga Sule në minutën e 31.
Të dy golat e tjerë i shënoi Lewandowski në minutat 38 dhe 49, pas asistimeve nga Vidal e Kimmich.
Bayerni vazhdon të jetë lider me 29 pikë, përderisa Augsburgu në vendin e dhjetë ka 16 pikë.