Bayerni i ka ofruar 5 milionë euro Borussia Moenchengladbachut për portierin Yann Sommer. Kështu është raportuar në mediumet gjermane të mërkurën.
Gjiganti gjerman nuk do ta rrisë ofertën që e ka bërë në adresë të klubit tjetër gjerman. Sommer thuhet se është i vendosur për t’u transferuar te Bayerni, megjithatë është Gladbachu që nuk e liron, pavarësisht se kontrata e tij skadon në fund të sezonit aktual.
Sommer është portier i parë i Zvicrës. Ai tregoi paraqitje të mira në Kupën e Botës në Katar.