Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni bën ofertë për Sommerin

Bayern Munichu ka bërë ofertë zyrtare për portierin e Zvicrës, Yann Sommer, ka njoftuar të premten “Bild”.

Bëhet e ditur se Bayerni ka ofruar pesë milionë euro për transferimin e Sommerit në afatin kalimtar të janarit. Sommer ka kërkuar largimin nga Borussia Moenchengladbachu dhe tashmë ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në verë.

Për të mos e humbur falas në fund të sezonit, Gladbachu pothuajse ka arritur marrëveshje me Bayernin. Sommer te Bayerni do të firmos kontratë dyvjeçare dhe për pjesën e mbetur të sezonit do ta zëvendësojë në portë Manuel Neuerin e lënduar.

34-vjeçari luan në kampionatin gjerman prej vitit 2014 kur iu bashkua Gladbachut nga Baseli.