Drejtuesit e Bayern Muenchenit janë në negociata me ish-seleksionuesin e Spanjës, Julen Lopetegui.
Gazeta "El Mundo Deportivo" ka njoftuar të martën se Lopetegui pritet të marrë drejtimin e Bayernit në verë. Ai në këtë post do ta zëvendësojë Niko Kovaqin, i cili pritet të shkarkohet.
"Julen Lopetegui tashmë ka mbajtur takime me krerët e Bayernit, ekip të cilin do ta drejtojë edicionin e ardhshëm", ka shkruar gazeta spanjolle, transmeton Koha Ditore.
Me Bayernin, Lopetegui pritet të firmosë kontratë trevjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Lopetegui prej vitit të shkuar është i papunë, pasi u shkarkua nga skuadra e Real Madridit.
Kovaq ka marrë drejtimin e Bayernit para fillimit të këtij edicioni dhe ka kontratë deri në vitin 2021.