Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni monitoron Tuchelin

Thomas Tuchel mund ta marrë drejtimin e Bayern Muenchenit, ka bërë të ditur “Kicker” të martën.

Mësohet se krerët e Bayernit pritet së shpejti ta kontaktojnë Tuchelin, i cili javën e shkuar u shkarkua nga Chelsea. Te Bayerni po e shohin Tuchelin si trajnerin e duhur për ta zëvendësuar Julian Nagelsmannin pas barazimeve në tri ndeshjet e fundit në Bundesligë.

Po ashtu, thuhet se edhe lojtarët e Bayernit nuk janë të kënaqur me punën e Nagelsmannit, i cili nuk po e merr pjesën e tij të fajit për rezultatet e dobëta kohët e fundit. Nagelsmann 35-vjeçar mori drejtimin e Bayernit vitin e shkuar dhe e fitoi titullin e kampionit të Gjermanisë.

Ai ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2026.