Trajneri gjerman Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Muencheni në fund të stinorit.
Bayerni ka konfirmuar se “pas një diskutimi të mirë dhe fer, FC Bayerni dhe Thomas Tuchel kanë vendosur t’i ndajnë rrugët në fund të stinorit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTuchel mori drejtimin e Bavarezëve në mars të vitit 2023, duke zëvendësuar Julien Nagelsmann. Sezonin e kaluar, Tuchel fitoi Bundesligën, falë edhe "dhuratës" që i bëri Dortmundi në ndeshjen e fundit të kampionatit.
Sivjet, Bayerni pas 22 xhirove zë vendin e dytë në Bundesligë me 50 pikë, tetë më pak se lideri Bayer Leverkusen. Është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë, ndërsa u mposht 1:0 nga Lazio në ndeshjen e parë të rundit të 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve.