Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është favorit për të pasuar Niko Kovaqin në krye të skuadrës së Bayern Muenchenit, ka shkruar e përditshmja gjermane “Bild”, të mërkurën.
Mësohet se drejtuesit e Bayernit janë pranë arritjes së marrëveshjes me trajnerin francez, i cili është i papunë prej përfundimit të edicionit 2017/18, transmeton Koha Ditore.
Ndërkohë, Kovaq është shkarkuar ditë më parë nga posti i trajnerit për shkak të rezultateve të dobëta. “Arsene Wenger pritet të jetë trajner i Bayernit, pasi marrëveshja është pranë finalizimit”, ka shkruar “Bild”.
Vet Wenger javë më parë deklaroi se është i gatshëm t’i kthehet punës pas pushimit të gjatë. Wenger për 22 vite ka qenë trajner i skuadrës së Arsenalit kurse ka drejtuar edhe ekipet si Nagoya, Monaco e Nancy.