Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni shkarkon Niko Kovaçin

Foto: Bild

Niko Kovaç nuk do të jetë më kryetrajner i Bayern Munhenit.

Kështu së paku raportojnë mediat në Gjermani. Sipas Bild dhe Sport1, drejtuesit e klubit bavarez kanë vendosur për shkarkimin e tij, përcjell Koha.net.

Kovaç ishte emëruar për të marrë drejtimin e Bayernit në prill të vitit 2018, ndërsa deri atëherë kishte qenë trajner i Eintracht Frankfurtit.

Në këtë sezon, kroati kishte marrë timonin e Bayernit, duke e pasuar veteranin Jupp Heynckes.

Ai kishte kontratë tre vjeçare me klubin nga “Allianz Arena”.

Edhe Wolfsburgu shkarkon Kovaçin Sport Wolfsburgu shkarkon Kovaçin

Përveç Eintrachtit, Kovaç ka drejtuar edhe Kroacinë në Kupën e Botës së vitit 2014, për t’u shkarkuar më vonë për shkak të rezultateve të dobëta.

Raportohet se Massimiliano Allegri, mund të jetë zëvendësuesi i Kovaçit në krye të stolit të Bayernit.