Trajneri argjentinas Mauricio Pochettino mund të marrë drejtimin e Bayern Muenchenit nga edicioni i ardhshëm, raporton "Mundo Deportivo".
Krerët e Bayernit e shohin Pochettinon si zëvendësues të Niko Kovaqit, transmeton Koha Ditore.
Trajneri i Tottenhamit, Pochettino është pjesë e planit masiv të rindërtimit të Bayernit. Dyshja franceze Lucas Hernandez e Benjamin Pavard tashmë kanë firmosur me Bayernin dhe do t'i bashkohen në verë.
Krerët e Bayernit mendojnë se mundësia për të fituar trofe mund të shtyejnë Pochettinon të lë Tottenhamin e të vijë në Gjermani.
Artikuj të ngjashëm