Bayern Munichu është kthyer te fitorja. “Bavarezët” në udhëtim kanë mposhtur Union Berlinin me rezultat të thellë 5:2.
Protagonist edhe në këtë ndeshje ishte sulmuesi polak, Robert Lewandowski që shënoi dy gola.
Në pjesën e parë u shënuan katër gola. Për “bavarezët” Lewandowski shënoi dy gola dhe një Lory Sane derisa për vendasit Niko Giesselmann për rezultatin e pjesës së parë 3:1 në të mirë të Bayernit.
Në pjesën e dytë ishin sërish mysafirët që shënuan me Kinglsy Coman në minutën e 61-të për 4:1. Vetëm katër minuta më vonë vendasit ngushtuan rezultatin në 4:2 me golin e shënuar nga Julian Ryerson.
Në minutën e 79-të Thomas Muller vulosi fitoren e “bavarezëve” për 5:2.