Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni konfirmon largimin e Tolissos

Pas pesë sezoneve në klub, mesfushori francez Corentin Tolisso do të largohet nga Bayern Muencheni. Lajmi për largimin e Tolissos, e ka konfirmuar të hënën klubi gjerman në sajtin e tij.

Tolisso do të largohet si lojtar i lirë, pasi te Bayerni kanë vendosur të mos ia vazhdojnë kontratën që i skadon në fund të muajit qershor. Bayerni ka falënderuar Tolisson për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe, si dhe i ka dëshiruar suksese në të ardhmen.

27-vjeçari ka regjistruar 118 paraqitje me Bayernin duke realizuar 21 gola, si dhe ka fituar pesë tituj kampioni të Gjermanisë. Ai po ashtu e ka fituar edhe Ligën e Kampionëve kurse Bayernit iu pat bashkuar në vitin 2017 nga Lyoni.