Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tolisso kthehet te Lyoni

Corentin Tolisso është kthyer te skuadra e Lyonit pas pesë vjetësh. Ekipi francez e ka zyrtarizuar mesfushorin të premten.

Tolisso te Lyoni është transferuar si lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Bayernin dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2027. 27-vjeçari ka luajtur për tri sezone me ekipin e parë të Lyonit, përpara se të transferohej te Bayerni, ekip me të cilin fitoi pesë tituj kampioni të Gjermanisë dhe një trofe të Ligës së Kampionëve.

Sezonin e fundit Tolisso ka pasur telashe me lëndime te Bayerni, ku në 21 paraqitje ka kontribuar me tri gola e po aq asistime.