Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tolisso nuk vazhdon me Bayernin

Foto: Reuters

Mesfushori francez Corentin Tolisso sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë pjesë e Bayern Muenchenit edhe pas përfundimit të sezonit aktual.

Ai është në vitin e fundit të kontratës së tij, të cilën nuk do ta vazhdojë për t’u larguar si lojtar i lirë në verë.

Mediat franceze kanë raportuar se Tolisso ka arritur marrëveshje personale me Lyonin, por që ende asgjë nuk ka zyrtare.

Ai iu bashkua Bayernit në vitin 2017 pikërisht nga skuadra franceze, krerët e së cilës ditë më parë pranuan se janë të interesuar për ta rikthyer Tolisson.