Mesfushori francez Corentin Tolisso pritet që karrierën ta vazhdojë karrierën në Premier League. Sajti “90min” ka shkruar të premten se Tolisso ka nisur negociatat me disa klube angleze, emrat e të cilave nuk janë bërë publike.
Ai prej muajit të ardhshëm do të jetë lojtar i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Bayernin. Ekipi gjerman ditë më parë konfirmoi largimin e Tolissos , i cili sezonin e fundit pati telashe me lëndimet.
Ai shënoi tre gola e bëri po aq asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat për bavarezët. 27-vjeçari ishte pjesë e Bayernit prej vitit 2017, kur iu bashkua nga Lyoni.