Mesfushori francez Corentin Tolisso do të largohet nga skuadra e Bayern Munichut gjatë kësaj vere. Bëhet e ditur se Bayerni tashmë ka nxjerrë në shitje Tolisson, për kartonin e të cilit po kërkon dhjetë milionë euro.
Tolisso nuk bën pjesë në planet e trajnerit Julian Nagesmann dhe për këtë arsye do të largohet nga bavarezët. Me shitjen e Tolisssos, Bayerni po synon ta financoj transferimin e mesfushorit të Leipzigut, Marcel Sabitzer që ka kërkuar largimin. Për Sabitzerin, Bayerni do të duhet të paguajë 12 milionë euro. Tolisso 27-vjeçar është pjesë e Bayernit prej vitit 2017 dhe ka kontratë deri në vitin 2022.