Bayern Munichu ka shprehur interesim për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.
Mediat në Gjermani kanë raportuar të hënën se “bavarezët” do të dërgojnë një ofertë për mbrojtësin sllovak.
Drejtuesit e gjigantit gjerman do të ofrojnë rreth 30 milionë euro dhe mbrojtësin spanjoll, Marc Roca, në shkëmbim për Skriniarin.
Skriniar ka kontratë me Interin deri në vitin 2023. Ai është pjesë e Interit që nga viti 2017, kur u transferua nga Sampdoria.