Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni kërkon mesfushorin e Tottenhamit

Bayern Munich dëshiron ta përforcojë repartin e mesfushës në këtë afat kalimtar, dhe këtë dëshiron ta bëjë me mesfushorin e Tottenhamit, Eric Dier, raporton The Sun.

Sipas të përditshmes britanike gjiganti gjerman është i gatshëm që të bëjë një ofertë prej 55 milionë euro, transmeton Koha.net.

Për shërbimet e tij interesim ka shprehur edhe Manchester Unitedi, por një ofertë e “Djajve të Kuq” raportohet se është refuzuar nga Tottenhami.