Bayern Muencheni e ka njoftuar Real Madridin se mund ta transferojë Lucas Hernandezin në verë, por për kartonin e futbollistit do të duhet të paguajë 60 milionë euro.
Ky është çmimi që ekipi bavarez i ka caktuar Hernandezit, i cili po kërkohet nga skuadrat tjera të Evropës.
Mbrojtësi i krahut të majtë po shihet te Reali si përforcim i duhur dhe spanjollët do të bëjnë të pamundurën për të siguruar shërbimet e tij. Ai po ashtu, mund të luajë edhe si qendërmbrojtës dhe për këtë arsye është njëri prej lojtarëve më të kërkuar.
Hernandez ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2024 kurse më herët ka qenë pjesë e Atletico Madridit. 26-vjeçari këtë edicion ka 27 paraqitje në të gjitha garat.