Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni interesohet për Calhanoglun

Hakan Calhanoglu

Bayern Munichu ka shprehur interesim për mesfushorin e Interit, turkun Hakan Calhanoglu, ka njoftuar “Calciomercato” të premten.

28-vjeçari po kërkohet me ngulm nga trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann, që po dëshiron ta ketë në ekip prej sezonit të ardhshëm.

Calhanoglu ende nuk ka nisur negociatat me Interin për rinovimin e kontratës dhe Bayerni është i gatshëm që për kartonin e tij ta ofrojë francezin Benjamin Pavard.

Pavard pëlqehet nga ekipi italian, i cili muajin e shkuar kërkoi transferimin e tij.

Calhanoglu ka kontratë me Interin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa këtë sezon ka 3 gola e 5 asistime në të gjitha garat. Ai iu bashkua Interit në vitin 2021 si lojtar i lirë.

Artikuj të ngjashëm