Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni i Nagelsmannit përballet me Frankfurtin

Bayern Munichu do të luajë kundër Eintracht Frankfurtit në “Allianz Arena” të dielën në Bundesligë, prej orës 17:30.

Bavarezët vijnë në këtë ballafaqim pas fitores së thellë 5:0 në Ligën e Kampionëve kundër Dinamo Kievit.

Fitore në Ligën e Evropës shënoi edhe Frankfurti, që mposhti Antwerpin 1:0.

Në 31 ndeshjet e kaluara ndërmjet këtyre dy skuadrave, Bayern Munichu e ka avantazhin. Ka fituar 22 ndeshje, i ka humbur pesë, ndërsa katër herë ndeshjet janë mbyllur baras.

Më herët gjatë këtij viti, në Bundesligë fitore kishte shënuar Frankfurti me rezultatin 2:1.

Bayerni pritet të jetë pa portierin Sven Ulreich dhe francezin e krahut, Kinglsey Coman. Ka dyshime edhe për Corentin Tolisson, ndërsa i suspenduar është Benjamin Pavard.

Edhe Bayerni do të mundohet ta përmirësojë paraqitjen Sport Bayerni do të mundohet ta përmirësojë paraqitjen

Njeriu më i rrezikshëm për portën e Frankfurtit mbetet polaku Lewandowski, që ka shënuar 16 gola në 22 takime kundër Frankfurtit, gjashtë prej tyre në katër duelet e fundit.

Frankfurti nuk është në formën më të mirë sivjet. Është njëri nga tri ekipet aktuale në Bundesligë që ende nuk ka fituar. I ndodh për herën e parë që të jetë pa fitore në gjashtë takimet e kësaj kampanje.

Kandidati tjetër për titull sivjet, Dortmundi, do të luajë të shtunën në shtëpi kundër Augsburgut në orën 15:30. Leverkuseni, që është në vendin e dytë, me tri pikë më pak se lideri Bayerni, e mbyll xhiron e shtatë të dielën në orën 19:30. Wolfsburgu i vendit të tretë me 13 pikë po ashtu luan në shtëpi ndaj Monchengladbachut prej orës 15:30.