Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lojtarët e Bayernit synojnë më shumë rekorde

b

Sulmi i jashtëzakonshëm i Bayern Munichut do të testojë në vikend Eintracht Frankfurtin që e ka mbrojtjen e dytë më të dobët në ligë. 

Ndeshja Bayern – Frankfurt luhet të shtunën nga ora 15:30 dhe i takon xhiros së 23-të të Bundesligës. 

Bayerni në 22 ndeshjet e para të edicionit ka shënuar 82 gola, derisa Frankfurti ka pranuar plot 46.

Vetëm Bayerni i edicionit 1971/72 kishte shënuar më shumë se 100 gola, gjatë gjithë kampionatit, nën drejtimin e trajnerit Udo Lattek. 

Gerd Muller kishte shënuar në atë edicion plot 40 gola, rekord i cili u thye nga Robert Lewandowski në edicionin 2020/2021, që kishte një gol më shumë. 

Bayerni në këtë edicion mund ta thyejë këtë rekord pasi në superformë janë Harry Kane, Michael Olise dhe Luis Diaz.