Bayern Munichu e ka shënuar fitoren e dytë të njëpasnjëshme në Bundesligë në vitin 2023.
Bavarezët të shtunën në kuadër të xhiros së 30-të të Bundesligës, mposhtën me lehtësi në shtëpi Bochumin me rezultatin 3:0.
Thomas Mueller në minutën e 41-të, Kingsley Coman në minutën e 64-t dhe Serge Gnabry në minutën e 73-të, realizuan golat e fitores për ekipin e drejtuar nga Julian Nagelsmann.
Arijon Ibrahimoviq, futbollisti me prejardhje nga Kosova, debutoi në Bundesligë me bavarezët.
Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 77-të, në vend të Leroy Sanes.
Ibrahimoviqi luan për të rinjtë e Gjermanisë.