Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni fiton bindshëm në Bundesligë

Skuadra e Bayern Munichit ka shënuar fitore bindëse ndaj Mainzit. Vendasit triumfuan 5-2 në ndeshjen e së dielës në Bundesligë.

Dy golat e parë në ndeshje u shënuan nga skuadra e Mainzit përmes sulmuesit Jonathan Burkardt dhe mbrojtësit Alexander Hack.

Me të filluar pjesa e dytë, ndërroi rrjedha e ndeshjes.

Joshua Kimmich realizoi gol në minutën e 50-të ndërsa pesë minuta më vonë, Leroy Sane i barazoi shifrat në 2-2.

Niklas Sule shënoi golin e epërsisë në minutën e 70-të, ndërsa Robert Lewandowski nga pika e bardhë, shënoi në të 76-ten për 4-2.

Ndeshjen e vulosi polonezi Lewandowski në minutën e 83-të për 5-2.

Me këtë fitore, Bayerni renditet në pozitën e parë të Bundesligës me 33 pikë ndërsa Mainzi është në të 17-ten me vetëm 6 sosh.

Artikuj të ngjashëm