Mainzi ka mposhtur Bayernin me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së 31-të në Bundesligë.
Vendasit siguruan fitoren me dy golat e shënuar në pjesën e parë. Fillimisht, Jonathan Burkardt në minutën e 3-të e më pas Robin Quaison në minutën e 37-të realizuan golat në këtë ndeshje.
Bayerni realizoi golin e nderit në minutat e fundit të ndeshjes, përmes Robert Lewandowskit.
Bayerni vijon të mbetet në pozitën e parë me 71 pikë, 10 më shumë se Leipzigu që ka një ndeshje më pak e mban pozitën e dytë.
Mainzi me këtë fitore bën hap përpara në luftën për mbijetesë, duke u ngjitur në vendin e 12-të me 34 pikë.
Artikuj të ngjashëm