Kampioni i Bundesligas, Bayern Munichu, është mposhtur të shtunën në udhëtim te Mainzi me rezultatin 3:1.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 32-të në Bundesliga.
Mainzi kaloi në epërsi në minutën e 18-të me golin e shënuar nga Onathan Burkardt për 1:0.
Vendasit dyfishuan epërsinë në minutën e 27-të me anë të Moussa Niakhate.
Robert Lewandowski ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 33-të.
Golin e fitores për Mainzin e shënoi Leonardo Barriero në minutën e 57-të për 3:1.
Edhe
Bayerni fiton dhe e lë Wolfsburgun në zonën e barazhit
Bayerni ka siguruar titullin kampion në Bundesliga dhe pas 32 ndeshjeve është lider me 75 pikë.
Mainzi mban pozitën e nëntë me 42 pikë.