Kampioni në fuqi i Bundesligës gjermane, Bayern Munichu, ka fituar thellë ndaj Mainzit të shtunën, në kuadër të xhiros së 12-të të elitës së futbollit gjerman.
Bavarezët mposhtën 6:2 skuadrën e Mainzit dhe tani shkojnë në nëntë ndeshje rresht pa disfatë në të gjitha garat.
Serge Gnabry realizoi në minutën e pestë fillimisht, para se Jamal Musiala ta dyfishonte rezultatin në minutën e 28-të.
Sadio Mane realizoi në minutën e 43-të. Fillimisht portieri Robin Zentner ia priti penalltinë senegalezit, por Mane nuk gaboi nga topi i kthyer.
Në minutën e tretë të shtesës në pjesën e parë, Jonathan Burkardt humbi penalltinë, kurse një minutë më vonë, Silvan Widmer ngushtoi epërsinë në 3:1.
Leon Goretzka pas afër një ore lojë shënoi për 4:1, kurse Mathys Tel ishte shënues i golit të pestë për vendësit në minutën e 79-të.
Marcus Ingvartsen realizoi edhe një tjetër gol për Mainzin, por Eric Maxim Choupo-Moting, vendosi rezultatin final të ndeshjes katër minuta para fundit.
19-vjeçari Eniss Shabani ishte në bankën rezervë te Mainzi.
Bayerni në 12 ndeshje prin në tabelë me 25 pikë.