Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni favorit për transferimin e Ramseyt

Bayern Muencheni po vlerësohet favorit për të transferuar mesfushorin uellsian të Arsenalit, Aaron Ramsey, raporton “Sunday Express”, transmeton “Koha Ditore”.

Ramsey ka kontratë me Arsenalin deri në verë të vitit të ardhshëm dhe ai po refuzon të vazhdojë kontratën, pasi që klubi nuk ia ka plotësuar kushtet e kërkuara. Bayerni po interesohet për Ramseyn dhe synon të përfundojë marrëveshjen me të në afatin kalimtar të janarit.

Bayerni mund të firmosë parakontratë me Ramseyn në janar në mënyrë që ta transferojë atë pa dëmshpërblim në verën e vitit të ardhshëm. Por ka gjasa edhe të finalizojë transferimin qysh në janar dhe të paguajë një dëmshpërblim për uellsianin.

Artikuj të ngjashëm