Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newscastle United interesohet për Ramseyn

Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey, mund të kthehet sërish në Premier League, por jo tek Arsenali.

Sipas “Calciomercatos”, për uellsianin interesim ka shprehur Newcastle United.

Drejtuesit e klubit anglez kanë filluar të mendojë ndërtimin e ekipit për edicionin tjetër, pasi tashmë janë me pronar të ri nga Arabia Saudite, i cili pritet të shpenzojë miliona në afatet kalimtare.

Kalimi i Ramseyt te Newcastle mund të realizohet pa ndonjë problem të madh, pasi Juventuesi e ka në listën e largimeve dhe po pret oferta për të.

Artikuj të ngjashëm