Bayerni e Atletico Madridi kanë shënuar fitore edhe në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, përkundër që kishin siguruar më herët kualifikimin.
Kampioni i Evropës, Bayerni, e mposhti në shtëpi Lokomotivën e Moskës me rezultat prej 2 me 0.
Sule ishte ai që shënoi golin e parë, derisa Choupo-Moting shënoi të dytin.
Në ndeshjen tjetër Atletico Madridi e mposhti Salzburgun me rezultat identik, 2-0.
Hermoso e Carrasco i siguruan pikët e plota Atletico Madridit.
Për Salzburgun titullar në këtë takim ishte edhe Mergim Berisha dhe luajti tërë ndeshjen. Albert Vallqi ishte në stol dhe nuk u aktivizua.
Bayerni është lider në Grupin A me 16 pikë, derisa në vendin e dytë Atletico ka 9 pikë. Salzburgu, që tani do të garojë në Ligën e Evropës, ka katër pikë në vendin e tretë, kurse në vendin e fundit Lokomotiva e Moskës ka 3 pikë.