Skuadra portugeze, Porto, ishte bindëse ndaj Atletico Madridit në pjesën e parë. Porto po udhëheq 2:0. Mehdi Taremi shënoi për 1:0 në minutën e pestë, ndërsa Stephen Eustaquio shënoi golin e dytë në minutën e 24-t.
Ndeshja i takon grupit B të Ligës së Kampionëve, përkatësisht xhiros së fundit.
Porto ka siguruar kualifikimin, ndërsa Atleticos i duhet fitorja për të kaluar në Ligën e Evropës.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Bayer Leverkuseni dhe Club Brugge nuk kanë shënuar gola në pjesën e parë.