Mërgim Berisha ka realizuar gol për Salzburgun në ndeshjen ndaj Bayern Muenchenit në Ligën e Kampionëve sonte. Berisha realizoi në minutën e 4-të për epërsinë e Salzburgut. Por, kampioni i Austrisë është në disavantazh 2:1 pas pjesës së parë në ndeshjen që po e luan në shtëpi.
Robert Lewandowski (4’) dhe Rasmums Kristensen (44’ autogol) shënuan për Bayernin.
Ndeshja i takon Grupit A. Berisha në xhiron e kaluar i shënoi gol dhe asistoi një për Salzburgun në ndeshjen ndaj Atletico Madridit. Por Salzburgu pësoi 3:2.
Më herët sot në Grupin A, Lokomotiva e Moskës barazoi 1:1 me Atletico Madridin.
Artikuj të ngjashëm