Bayern Muenchen do ta shesë Robert Lewandowskin në verë nëse ai refuzon të nënshkruajë kontratë të re, raporton gazeta gjermane “Bild” të mërkurën.
33-vjeçarit i kanë mbetur edhe 18 muaj kontratë me gjigantin gjerman.
Sulmuesi polak ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar të luajë në nivelin më të lartë edhe për katër vite të tjera.
Por, Lewandowski ende nuk e ka planifikuar të ardhmen e tij me Bayernin. Te skuadra gjermane kërkojnë të fitojnë para nga sulmuesi nëse ai nuk bie dakord për të zgjatur kontratën.
Te Bayerni i kanë dhënë afat sulmuesit deri në fund të sezonit për të vendosur nëse do ta vazhdoj apo jo kontratën.
Pjesë e Bayernit polaku është prej vitit 2014. Ai këtë edicion në 27 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 34 gola në 27 ndeshje.