Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni dështon sërish, katër ndeshje pa fitore

Bayern Munichu ka dështuar edhe në xhiron e shtatë të Bundesligës.

Kampioni gjerman ka pësuar humbje si vendas 0 me 3 nga Borussia Monchengladbachi.

Plea, Stindl dhe Herrmann shënuan tre golat për mysafirët.

Kjo është ndeshja e katërt rresht për Bayernin në të gjitha garat pa fitore, ndërsa e treta në Bundesligë.

Në tabelë, Bayerni mbetet i pesti me 13 pikë, katër më pak se lideri Dortmund. Gladbachu është i dyti me 14.