Bayerni ka humbu 3:2 nga Bochumi dhe kështu ka mbetur edhe më prapa në garën për titull në Bundesligë.
Të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së 22-të të elitës gjermane, kampioni i shumëfishtë befasoi për të keq. Bayerni tani ka tetë pikë më pak se Bayer Leverkuseni që udhëheq në tabelë. Leverkuseni i Xhakës i ka 58 pikë, ndërsa Bayernbi ka 50 pikë në pozitën e dytë.
Ndeshja nisi mirë për skuadrën bavareze. Jamal Musiala shënoi për 1:0 në minutën e 14-të. Por Bochumi më pas reagoi me tri gola. Takuma Asano barazoi në 1:1 në minutën e 38-të. Për 2:1 shënoi Keven Schlotterbeck në minutën e 44-t, ndërsa për 3:1 shënoi Kevin Stoeger në minutën e 85-të nga penalltia. Harry Kane shënoi për 3:2 në minutën e 94-t.
Bayerni luajti me një lojtar më pak në fushë prej minutës së 83-të. Pas dy të verdhëve u përjashtua Dayot Upamecano.
Bayerni është në seri prej tri humbjeve. Pësoi nga Leverkuseni në Bundesligë e më pas nga Lazio në Champions.
Bochumi është i 11-ti me 25 pikë.