Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni bën hap të gabuar në luftën për titull

Bayern Munichu ka dështuar që të fitojë e ta rritë diferencën e pikëve në krye të tabelës, pasi u mposht 3:2 të shtunën në udhëtim te Borussia Moenchengladbachu.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 21-të të Bundesligës gjermane.

Kampioni në fuqi që mbeti me një futbollist më pak në fushë që nga minuta e tetë pas kartonit të kuq të Dayot Upamecanos, dështuan ta fitojnë ndeshjen e gjashtë rresht përballë Gladbachut.

Lars Stindl shënoi për 1:0 në minutën e 13-të, ndërsa Eric Maxim Choupo-Moting barazoi shifrat në 1:1, në minutën e 35-të.

Jonas Hofmann shënoi për 2:1 në minutën e 55-të, kurse për 3:1 u përkujdes sulmuesi Marcus Thuram.

17-vjeçari Mathys Tel vulosi rezultatin final të takimit 3:2, në minutën e tretë të kohës shtesë.

Edhe Bayern Munichu regjistron tjetër fitore bindëse Futboll Bayern Munichu regjistron tjetër fitore bindëse

Arijon Ibrahimoviqi ishte në bankën rezervë te Bayerni.

Bayerni në 21 ndeshje ka 43 pikë, kurse Gladbachu, 29-të në total.