Skuadra e Bayern Munichit ka barazuar në ndeshjen ndaj Werder Bremenit, në Bundesligën gjermane.
Takimi përfundoi 1-1, ndërsa pati raste të mira shënimi nga të dyja palët.
Mysafirët kaluan të parët epërsi, përmes sulmuesit Maximilian Eggestin, i cili shënoi pak para fundit të pjesës së parë. Më pas, Bayerni ia doli të barazonte shifrat përmes Kingsley Coman, i cili shënoi gol në minutën e 62-të.
Me këtë barazim, Bayern Munich renditet i pari në tabelë, me gjithsej 19 pikë, ndërsa Werder Bremeni në të tetën, me 11 pikë.