Bayern Munichu është në kërkim të një mbrojtësi të krahut.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit gjerman kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Interit, Denzel Dumfries.
Skuadra gjermane është në kërkim të një mbrojtësi të ri të djathtë dhe Dumfries po shihet si përforcim ideal gjatë verës.
“Bavarezët” do t’i nisin bisedimet me lojtarin për ta bindur të transferohet në Gjermani.
Dumfries ka kontratë me Interin deri në vitin 2025.
Artikuj të ngjashëm