Alessandro Bastoni ka pranuar se nga Interi janë larguar lojtarë të rëndësishëm, por ka shtuar se nuk ka dyshim se skuadra e tij do të luftojë për titull në sezonin tjetër.
“Nerazzurrët” janë përforcuar në javët e fundit me Davide Frattesin, Marcus Thuramin, Juan Cuadradon dhe Yann Aurel Bisseckun.
Megjithatë, nga ekipi janë larguar Andre Onana, Milan Skriniar dhe Marcelo Brozoviq.
“Ende ka kohë sepse ende jemi në fillim, por nuk kam dyshim për këtë Inter. Ne duhet të punojmë fort dhe ta ndihmojmë trajnerin që të rinjtë që kanë ardhur në skuadër të adaptohen shpejtë. Ata duhet ta kuptojnë se çfarë do të thotë të luash për Interin”, ka thënë 24-vjeçari Bastoni.
“Ne jemi Interi dhe fitorja është e detyrueshme. Duhet të jemi të fokusuar, rezultatet më pas vijnë me kohë”, tha Bastoni, që ishte prej më të mirëve në edicionin e kaluar.
Edhe
Martinez: Do të qëndroj tek Interi
Ai luajti edhe në finale të Ligës së Kampionëve, ku Interi u mposht nga Manchester City.
Bastoni zhvilloi 46 ndeshje në të gjitha garat. Pati gjashtë asistime.