Basketbollisti amerikan Courtney Fells është përforcimi i dytë i huaj i KB Prizreni-16. Lajmin e ka bërë të ditur klubi prizrenas në faqen zyrtare.
Fells gjatë karrierës ka luajtur për skuadra si Galil Gilboa, Hapoel Jerusal, Virtus Bologna, Trabzonspor e Usakspor. Kishte qenë i draftuar nga Orlando Magic në NBA ndërsa kishte firmosur edhe me San Antonio Spurs, por ishte liruar pas pak javëve.
KB Prizreni më herët prezantoi Isaiah Johnsonin.
Artikuj të ngjashëm