Kampioni i Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave, Bashkimi i Prizrenit do të luaj ndeshje miqësore me KB Tiranën, kampionen e Shqipërisë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet sot në mbrëmje prej orës 20:00 në palestrën "Sezai Surroi" të Prizrenit. Hyrja për këtë ndeshje do të jetë falas dhe në të ardhmen pritet që Bashkimi të vizitoj edhe kryeqytetin e Shqipërisë për miqësore me Tiranën.
Bashkimi edicionin e shkuar ka kthyer titullin e kampionit në Prizren pas shtatë vjetësh. Në anën tjetër, Tirana është ndër ekipet më të forta në basketbollin e Shqipërisë.
Si Bashkimi ashtu edhe Tirana në radhët e veta kanë të angazhuara lojtare të huaja.