Klubi i basketbollit Bashkimi te femrat ka fituar ndeshjen e katërt finale kundër Prishtinës në kryeqytet me rezultat, 79:71 dhe e ka barazuar në 2:2 serinë.
Tani titulli do të vendoset në ndeshjen e pestë në Prizren.
Ndeshja ishte interesante që nga fillimi dhe u vendos në çerekun e fundit ku më të mira u treguan basketbollistet e skuadrës nga Prizreni.